Kryetari i Athinës do ta vizitojë Shkupin

Shkupi

Kryetari i Athinës do ta vizitojë Shkupin

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:54
Kryetari i Athinës, Giorgos Kaminis- me kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov

Kryetari i Athinës, Giorgos Kaminis, do të vizitojë Shkupin për t’i vazhduar takimet me kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Pas vizitës së kryetarit të Shkupit, Shilegov në muajin shkurt në kryeqytetin e Greqisë, tani kryetari i qytetit të Athinës vjen në vizitën kthyese në Shkup.

Të dy kryetarët do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim, që ishte paralajmëruar pas takimit në Athinë.

Në takimin që ishte mbajtur në Athinë më 9 shkurt të këtij viti, në konferencën e shtypit të përbashkët, Shilegov dhe Kaminis thanë se nuk kanë folur për emrin, por për të rritur besimin në mes qytetarëve të të dyja vendeve nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat