Tusk foli maqedonisht në Shkup, zemërohen grekët

Shkupi

Tusk foli maqedonisht në Shkup, zemërohen grekët

Më: 30 prill 2018 Në ora: 15:31
Donald Tusk

Qëndrimet dhe mbështetja për Maqedoninë nga kryetari i Këshillit Evropian, por edhe përdorimi i gjuhës maqedonase nga ana e Donald Tusk, janë pyetjet e eurodeputetes së opozitës greke Nova Demokratia (Demokracia e RE) që ia drejtoi kryetarit të Komisionit Evropian, pas takimit të Donald Tusk me Zoran Zaevin në Shkup.

Maria Spiraki, e cila është edhe zëdhënëse e partisë opozitare në letrën e saj me pytjet e parashtruara për kryetarin Donald Tusk i ka marrë parasysh edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë se “një nga shtyllat në negociatat për emrin është pranimi nga ana e Greqisë se gjuha që e flasin në vendin fqinj është gjuha maqedonase”. Pas kësaj, deputetja e pyet kryetarin e Komisionit:

“A konsideron se deklaratat janë shprehje e solidaritetit të Këshillit ndaj shtetit anëtarë të BE që është në negociata me një vend që është kandidat në procesin negociues? Mbështetje të pakushtëzuar për IJRM-në, siç tha, vlen edhe në rast që mos ket zgjidhje për emrin me Greqinë? Cilat janë faktet që i japin atij të drejtën për të parashikuar njohjen e gjuhës së IRJM-së nga Greqia në kuadër të negociatave të vazhdueshme?, këto janë pyetjet që deputetja nga Demokracia e Re ia ka drejtuar Komisionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat