Shuhet zjarri në ndërtesën në Aerodrom, nuk ka të lënduar

Shkupi

Shuhet zjarri në ndërtesën në Aerodrom, nuk ka të lënduar

Më: 6 maj 2018 Në ora: 18:39
Aerodrom

Nuk ka të lënduar nga zjarri që sot shpërtheu në podrumin e një ndërtese në rrugën “Vlladimir Komarov” në Aerodrom të Shkupit.

“Zjarri është shuar dhe po punohet për pastrimin e terrenit”, tha për AIM, Xvonko Tomevski, komandant i Bridadës së Zjarrfikësve në Shkup.

Ai shtoi se temperatura akoma është e lartë në hapësirat e djegura dhe nuk mund të bëhen vlerësimet e para për dëmet materiale.

Në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë shtatë makina të zjarrfikësve dhe 20 zjarrfikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat