Debat mbi sfidat e Maqedonisë para Samitit të NATO-s

Shkupi

Debat mbi sfidat e Maqedonisë para Samitit të NATO-s

Më: 10 maj 2018 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Instituti për politika publike sot mbajti një panel diskutimi me temë “Sfidat e Republikës së Maqedonisë para Samitit të NATO-s në vitin 2018”.

Koordinatori nacional për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, në adresimin e tij theksoi se asnjë vend tjetër nuk ka patur problemet dhe sfidat e njëjta me të cilat përballet Maqedonia, përfshirë edhe anëtaret dhe aspirantet nga Ballkani.

“Sfidat tona para samiteve në parim çdo herë kanë qenë të lidhura me problemet në zhvillim të demokracisë dhe marrëdhënieve ndëretnike. Përjashtim është Samiti në Bukuresht, kur i plotësuam të gjitha parakushtet përveç emrit, ndërsa problemi me emrin vetvetiu nuk është indikator se nuk kemi demokraci”, theksoi Pendarovski.

Ai potencoi se nëse nuk marrim ftesë për anëtarësim në periudhën e ardhshme, sfidë për Maqedonisë kundrejt parashikimeve të dikujt, nuk do të jetë që të ruajmë integritetin dhe sovranitetin territorial të vendit, meqë kërcënime të tilla nuk ka, por do të jetë, siç tha, zhvillimi i institucioneve demokratike, zhvillimi i mëtejshëm ekonomik, veçmas në aspektin e investimeve të huaja.

“Sfida jonë më e madhe nga pavarësia deri më sot, me disa ngjarje të dhunshme dhe një profil të ulët konstant në ndërkohë është gjendja në marrëdhëniet ndëretnike. Me fjalë tjera, sfida më e madhe për ne ka qenë dhe do të jetë, me ose pa hyrjen në NATO, kohezioni i brendshëm në shoqëri. Anëtarësimi në NATO sigurisht nuk do ta zgjidh përgjithmonë këtë problem, megjithatë për shkak të qëndrimit të shumicës së qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike është e pakontestueshme se do ta forcojë kohezionin e brendshëm dhe do ta bëjë më rezistent bërthamën ndëretnike mbi të cilën në pjesën më të madhe shtrihet stabiliteti i Maqedonisë”, tha Pendarovski.

Kapiteni Gorazd Bartol, shefi i Zyrës për marrëdhënie të NATO-s në Republikën e Maqedonisë, para të pranishmëve tha se dyert e Aleancës janë të hapura, sepse, siç tha, Shkupi zgjodhi të jetë anëtare e NATO-s dhe reformat që janë para Maqedonisë janë të gjata dhe plot sfida.

Ai theksoi se përparimi i Maqedonisë është i shkëlqyeshëm, porse ka ende punë, duke shtuar se parakushti kryesor është arritja e marrëveshjes për emrin.

Panel diskutimi me temë “Sfidat e Republikës së Maqedonisë para Samitit të NATO-s në vitin 2018”, mbështetet nga Divizioni për Diplomaci Publike të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat