“Motoçiklistët traumatizojnë foshnjat në Shkup”

Shkupi

“Motoçiklistët traumatizojnë foshnjat në Shkup”

Më: 14 maj 2018 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Si pasojë aksioneve kundër garave të egra me motoçiklistë nga policia e Shkupit, gjatë javës së kaluar janë shqiptuar gjithsej 38 kallëzime për kundërvajtje ndërkohë që bëhet e ditur se në akset e potencuara, kontrollet e policisë do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve tjera

Asfaltit të ri në Çair dhe zgjerimit të rrugës “H.T. Karposh”, më tepër i janë gëzuar motoristët e “çmendur”. Praktika e kamotshme e garave me motoçikleta të peshës së rëndë në këtë pjesë të Shkupit, fatkeqësisht po vazhdon edhe sivjet. Ankesat dhe pakënaqësia qytetare ndaj këtij fenomeni shqetësues dita ditë po shtohen.

Banorët që jetojnë përgjatë këtij bulevardi dhe rrugëve tjera siç janë “Xhon Kenedi” e “Ferid Murati”, përmes reagimeve të ndryshme në rrjetet sociale po edhe deri te organet e rendit janë shprehur tejet të revoltuar nga prezenca çdo ditë e më e madhe zhurmës që e bëjnë garuesit e egër të motoçiklistëve. Organet e rendit duke e pasur parasysh qetësinë dhe rendin publik, sipas njoftimeve të njëpasnjëshme të ditëve të fundit, kanë theksuar se në shumë pjesë të Shkupit janë shtuar kontrollet e trafikut rrugor, posaçërisht në pjesën e Çairit.

“Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë MPB-së edhe gjatë datës 10 maj, respektivisht gjatë orëve të vona të natës së enjte ka vazhduar me kontrollet e shtuar në trafikun rrugor. Ky aksioni është përfshi pothuajse në tërë Shkupi, posaçërisht në rrugët ‘Xhon Kenedi’, ‘Llazo Tërpkovski” (“Ferid Murat”) dhe ‘Brigada e Dytë Maqedone’. Kësisoj gjatë mbrëmjes së 10 majit janë realizuar një sërë kontrollesh, me çka janë shqiptuar 21 kallëzime për kundërvajtje. Dy prej personave të ndaluar nuk kanë poseduar asnjë lloj dokumentacioni, përfshi edhe ato për motoçikletë, për këtë shkak të njëjtit janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor të Bit Pazarit, për zhvillim të procedurës së mëtutjeshme”, thonë nga MPB-ja.

Prezenca e shtuara e patrullave policor në rrugët e Çairit, sipas njoftimeve MPB-së është evidentë disa javë me radhë, mirëpo pamjet nga terreni tregojnë qartë se banorët e kësaj pjesë të Shkupi nuk janë mësuar të jenë nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë rrugore. Si pasojë aksioneve kundër garave të egra me motoçiklistë nga policia e Shkupit, gjatë javës së kaluar janë shqiptuar gjithsej 38 kallëzime për kundërvajtje ndërkohë që bëhet e ditur se në akset e potencuara, kontrollet e policisë do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve tjera.

Revolta qytetare për shpejtësinë e madhe të vozitjes së motoçiklistëve në Çair, më së miri e shpjegon reagimi i një nënë e cila jeton në rrugën “H.T Kaprosh”, e cila thotë se foshnja e sajë pesë mujore nga zëri i lartë i motoçiklistë është traumatizuar dhe ka probleme serioze me gjumin.

Me problematikën e njëjtë krahas Çairit, siç njofton MPB-së, përballen edhe komuna tjera si ajo e Aerodromit dhe ajo e Tetovës. Përderisa në pjesën e vjetër të Shkupit, garat e egra dhe tejet të rrezikshme zhvillohen me motoçikleta, në rajonin e Pollogut ky lloj i garave kryesisht zhvillohet me vetura.

Vetëdija e ulët qytetare dhe mungesa e kulturës së komunikacionit paraqet njërën prej problemeve kryesore me të cilën përballen vendbanimet shqiptare. Në kohë kur Këshilli për siguri në komunikacionin rrugor realizon një numër të hatashëm të fushatave për ngritjen e vetëdijes në komunikacion, të njëjtat fatkeqësisht edhe më tutje realizohen në një gjuhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat