Shilegov: Të papranueshëm shitësit ilegal në kryeqytet

Shkupi

Shilegov: Të papranueshëm shitësit ilegal në kryeqytet

Më: 15 maj 2018 Në ora: 16:09
Petre Shilegov

E papranueshme është që në kryeqytetin e një shteti evropian, siç pretendojmë të jemi, të ketë njerëz që shesin në mënyra ilegale dhe jashtë çdo rregullimi ligjor.

Kështu deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me protestën e shitësve në Bit Pazar.
Vetëm në Bit Pazar aktualisht ka 500 subjekte, 500 njerëz që paguajnë rregullisht taksat. Është e papranueshme që për shkak të 20 apo 30 shitësve illegal të cilët kanë mundësi të legalizohen dhe gjithashtu ofrohen përfitime sociale, të sillen në mënyrë siç ata sillen, tha Shilegov. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat