Nuk do lejojmë shitësit e paligjshëm në rrugë

Shkupi

Nuk do lejojmë shitësit e paligjshëm në rrugë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 21:43
Petre Shilegov

Është e palejueshme që në kryeqytetin e një vendi evropian, në Shkupin evropian për të cilin angazhohemi të gjithë, të kemi njerëz të cilët në mënyrë joligjore shesin mallra, jashtë çdo rregulli juridik. Këtë dje e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për protestën e shitësve ilegalë në Bit Pazar.

“Vetëm në Bit Pazar për momentin ka 500 subjekte, 500 njerëz të cilët paguajnë rregullisht edhe taksa për tezgat edhe tatime ndaj shtetit, Është e palejueshme që për shkak të 20 apo 30 shitësve ilegalë të cilët kanë mundësi të legalizohen dhe u janë ofruar edhe nga aspekti social benefite të caktuara, të sillen në mënyrë në të cilën sillen”, tha Shilegov pas nënshkrimit të letrës për qëllime me Ministrinë e Kulturës për financim të përbashkët të Sallës universale. Ai përkujtoi se afati i parë që e kanë caktuar është 5 prilli, ndërsa një muaj e kanë zgjatur për shkak të bisedimeve dhe negociatave me ta që në fund. siç tha. të bindemi se duhet të hyjnë.

“Është e dukshme se nuk dëshirojnë ta bëjnë atë. Zgjedhja është e tyre, ende është i hapur opsioni të hyjnë në treg, ndërsa Qyteti i Shkupit së bashku me “Skopski pazar” dy muaj t’i shlyejë shpenzimet për hyrjen e tyre për tezga”, tha Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat