Në Shkup ndodhi mrekulli, mbijetoi bebja e lindur në javën e 23-të - Bota Sot
Në Shkup ndodhi mrekulli, mbijetoi bebja e lindur në javën e 23-të

Shkupi

E martë, 13 nëntor 2018

Në Shkup ndodhi mrekulli, mbijetoi bebja e lindur në javën e 23-të

Më: 30 maj 2018 Në ora: 19:52
Ilustrim

Një mrekulli ka ndodhur në Klinikën gjinekologjike dhe akusherike të Shkupit, ku një fëmijë ka arritur të mbijetojë, edhe pse ka lindur në muajin e pestë të shtatzanisë.

Bebja ka lindur 700 gramëshe, por pas tre muajsh jetë, i është përmirësuar shëndeti dhe tani peshon dy kilogramë.

Liljana Kojiq, pediadre në klinikë, thotë se është bërë gjithçka, dhe se ekipi arriti që fëmijën ta mbaj në jetë.

Kjo foshnjë do të shënohet në historinë e klinikës, si bebja e parë e mbijetuar, e lindur në javën e 23-të.

Bebja nuk mbahet më në inkubator, dhe se merr frymë e ushqehet rregullisht. Për disa ditë, bebja që nuk ka ende një emër, do ta lëshojë spitalin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test