Athina debaton për çështjen e emrit, Shkupi në heshtje - Bota Sot
Athina debaton për çështjen e emrit, Shkupi në heshtje

Shkupi

E mërkurë, 26 shtator 2018

Athina debaton për çështjen e emrit, Shkupi në heshtje

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 19:29
Ilustrim

Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Zaev se nevojiten edhe të precizohen detaje teknike para se të realizojë bisedë telefonike me homologun grek Cipras, ndihmës ministri grek i mbrojtjes Kuvelis thotë se Zaev po ndikohet nga zhvillimet në vend. Ai tha se zhvillimet për emrin në këtë fazë janë të paparashikueshme.

Me pasoja absolute, vendi ynë ka vendosur “erga omnes” dhe ndryshim kushtetues si parakushte për gjetjen e një zgjidhjeje, por kryeministri i fqinjit po tërhiqet për shkak të korrelacioneve që po ndodhin në vendin e tij. Zhvillimet janë të paparashikueshme. Evropianët do t’i bëjnë presion Shkupit dhe jo vetëm – deklaroi Fotis Kuvelis, Ndihmës/ministër i Mbrojtjes.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm grek, Skurletis theksoi se tani është moment i favorshëm për zgjidhjen e emrit.

Qeveria po i qaset kësaj çështjeje me stabilitet dhe llogaridhënie, duke i shmangur aventurat e pavlera. Tani ka një “moment të favorshëm” për ta zgjidhur çështjen, përderisa pozicionet e Qeverisë greke janë të qarta. Gjëja më e rëndësishme është të kemi një marrëveshje që nuk do të korrespondojë me kufijtë e shumicës aktuale të Qeverisë, pasi ajo është një çështje kombëtare – pohoi  Panos Skurletis, Ministër i Brendshëm.

Skurtelis tha se Qeveria greke është konsistente pavarësisht se partneri i koalicionit, “Grekët e Pavarur” është kundër zgjidhjes me termin “Maqedoni” dhe akuzoi partinë më të madhe opozitare, “Demokracia e Re” se ndërron qëndrimet. Por në të njëjtën mënyrë i është kundërpërgjigjur edhe nënkryetari i Demokracisë së Re, Hacidakis. Ai akuzoi Qeverinë se nuk ka konsensus të brendshëm dhe se nuk informon opozitën, duke shprehur edhe pesimizmin e tij për arritjen e zgjidhjes.

Greqia Kombëtare nuk ekziston në Qeveri, shoh Kociasin në linjë të ndryshme, Maksimosin në një linjë e Syrizan në një tjetër, ndërsa krejtësisht në një linjë tjetër Kamenosin. Ka konfuzion, telash dhe kjo është e dukshme në deklaratat e zyrtarëve qeveritar. Ka një “mjegull”, nuk e di se ku shkojmë. Nuk jam optimist për një zgjidhje me Shkupin. Demokracia e Re dëshiron një zgjidhje unike, globale të përhershme me erga omnes. Ne nuk e njohim identitetin maqedonas – tha Kostis Hacidakis, Demokracia e Re.

Ndërkohë dy vendet janë në pritje të bisedës telefonike mes kryeministrave, Zaev e Cipras për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar. Më 6 qershor në shumë qytete të Greqisë do të protestohet kundër përdorimit të termit Maqedoni në zgjidhjen e kontestit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test