Së shpejti takime për riaktivizimin e naftësjellësit Selanik – Shkup - Bota Sot
Së shpejti takime për riaktivizimin e naftësjellësit Selanik – Shkup

Shkupi

E hënë, 16 korrik 2018

Së shpejti takime për riaktivizimin e naftësjellësit Selanik – Shkup

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 20:42
Ilustrim

Dy përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë do t’i mbrojnë interesat e vendit në takimin e Këshillit të drejtorëve të kompanisë “Selanik-Shkup Vardaks” e cila menaxhon naftësjellësin Selanik-Shkup.

Takimi do të mbahet të hënën, 11 qershor në Athinë. Helenic Petroleum, e cila është pronar i shumicës në kompani, gjashtë muaj pret takim me Qeverinë për të gjetur zgjidhje për riaktivizimin e naftësjellësit që u ndërtua në kohën e udhëheqjes së Ljupço Georgievskit me Qeverinë e Maqedonisë, por tanimë 5 vite nuk funksionon.

“Dje Qeveria miratoi vendimin për dërgimin e dy përfaqësuesve në takimet me drejtorët e kompanisë së naftës. I autorizuam për negociata në mbledhjen e aksionerëve të kompanisë, ku edhe Maqedonia është pronare e 10 për qind të aksioneve dhe i udhëzuam në çfarë drejtimi të veprojnë. Do të duhet të pritet takimi vjetor i kompanisë që udhëheq me naftësjellësin”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së RM-së, Mile Boshnjakovski.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test