Festivali “Skopje Calling” fillon më 21 qershor - Bota Sot
Festivali “Skopje Calling” fillon më 21 qershor

Shkupi

E premte, 21 shtator 2018

Festivali “Skopje Calling” fillon më 21 qershor

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:03
Konferenca

Nga 21 deri më 24 qershor Shkupi do të jetë nikoqir i edicionit të tretë me radhë të festivalit “Skopje Calling”, ku do të performojnë yje të ndryshme të muzikës botërore.

Nata e parë e këtij festivali do të hapet nga Axwell & Ingrosso, në natën e dytë do të performojnë Nouvelle Vague dhe Morcheeba, në të tretën Texas dhe Darko Rundek, ndërsa  festivali “Skopje Calling” do të përmbyllet nga Alan Walker.

Ndërkohë që një festival i tillë do të mbahet edhe në Ohër, festivali "Ohrid Calling" që do të mbahet prej datës 1 deri më 4 gusht dhe do të performojnë Dimitri Vegas & Like Mike, Armin Van Buuren, Jax Jones dhe Roger Sanchez.

Krenar Sadiku bëri të ditur se festivali “Skopje Calling” do të organizohet në stadiumin ARM në Shkup, dhe sipas tij është një spektakël madhor.

Sadiku: “Skopje Calling” mbahet nga data 21-24 qershor

“Me mbajtjen e festivalit të tretë me radhë “Skopje Calling”, i cili do të mbahet nga data 21 deri me datë 24 qershor i cili do të organizohet në stadiumin ARM në Shkup. Pra, bëhet fjalë për një spektakël madhor ku mund të përmendim Morcheeba, Texas, Darko Rundek, Axwll a ingrosso, si dhe Alan Walker, të cilët do të jenë disa nga emrat të cilët do t’i ndiqni në këtë spektakël. Mund ta përmendi edhe spektaklin tjetër të radhës i cili do të mbahet në Ohër, bëhet fjalë për Ohri Calling, i cili do të mbahet nga data 1 deri me 4 gusht. Aty, sivjet do të mund të ndiqni yje botërore elektronike apo edhe të tjera”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i Avalon Production, Denis Iljoski, tha se janë në Kosovë për të prezantuar festivalin pasi që një numër i madh i publikut është nga Kosova, ndërkohë që bëri të ditur se zyra për blerjen e biletave është e hapur edhe në Prishtinë.

Ai foli edhe për mundësinë e mbajtjes së një festivali të tillë edhe në vendin tonë.

Iljoski: Kosova tash është e gatshme për koncerte të mëdha

“Siç e përmenda edhe më parë kemi bërë konferenca në Prishtinë, dhe nuk e kemi bërë thjeshtë për të takuar disa media, por ka qenë ideja që të fillojmë edhe në Kosovë. Kjo ide është duke u fuqizuar çdo ditë e më shumë. Ka pasur një problem të madh, sepse e dini që kur dëshironi të punoni me artisë botëror sidomos, problemi më i madh ka qenë lokacioni, transportimi dhe gjëra të tjera. Kosova tash është e gatshme për koncerte të mëdha, ndoshta jo këtë vit, por shpresoj që vitin e ardhshëm do të fillojmë edhe me koncerte në Kosovë, madje edhe me festivale”, tha ai.

Këtë vit Avalon Production ka nxjerrë në treg një lloj të biletës bllok, e cila do të mbulojë të gjitha mbrëmjet e festivalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test