Sulmohet fizikisht një taksist në Shkup

Shkupi

Sulmohet fizikisht një taksist në Shkup

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 15:23
Ilustrim

Policia e Maqedonisë njofton se dje në Shkup është sulmuar një taksist, pasi i njëjti dy udhëtarë nuk i ka lejuar të pijnë duhan brenda në veturë.

Dy udhëtarët pasi e kanë sulmuar taksistin janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa shoferit i është dhënë ndihmë mjekësore.

Nga policia thonë se taksisti ka denoncuar rastin në polici në orën 01:20, ndërsa i njëjti është dërguar në spitalin “8 Shtatori”.

Ata thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat