Njëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup

Shkupi

Njëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 09:32
Ilustrim

Një vozitës i skuterit është i lënduar rëndë, kurse shtatë persona kanë marr lëndime të lehta nga 11 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.

Nga policia informojnë se janë dënuar 65 vozitës për shpejtësi të tejkaluar, kurse 9 vozitës janë kapur pa patentë shoferi. Në komunikacion janë ndaluar edhe 20 automjete të paregjistruara dhe 10 automjete me probleme teknike.

Janë lëshuar 87 dënime për parkim jo të rregullt, kurse automjeti special për bllokimin e automjeteve “marimanga” ka bllokuar 66 automjete.

Për mos shfrytëzim të mbrojtëset për motoçikletë dhe skuter janë dënuar 5 vozitës.

Janë marr masa edhe për këmbësorët për kalim jo të rregullt dhe vozitësit për kalim jo të rregullt në të kuqe, mos dhënie të përparësisë për kalim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat