Shilegov: Në Shkup nuk do të ndërtohen kampe për migrantët - Bota Sot
Shilegov: Në Shkup nuk do të ndërtohen kampe për migrantët

Shkupi

E enjte, 20 shtator 2018

Shilegov: Në Shkup nuk do të ndërtohen kampe për migrantët

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 17:56
Petre Shilegov

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, gjithashtu ka mohuar informacionet se do të ndërtohen kampe refugjatësh në Shkup. Ai thotë se çështja u parashtruar nga këshilltarët e opozitës në seancën e fundit të bashkisë dhe se atyre u ishte thënë se nuk do të ketë kampe për refugjatët. Megjithatë, dje VMRO-DPMNE doli me një konferencë shtypi ku pretendonte të kundërtën, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kur ata mbeten pa argumente dhe ballafaqohen me të vërtetën, ata nuk bëjnë asgjë tjetër veçse përhapin gënjeshtra dhe të pavërtetat. Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po kujdesen për të gjithë qytetarët tanë, edhe nëse ata janë të pastrehë. Natyrisht, askujt nuk i përshtatet përkushtimi dhe e vërteta. Për krijuesit e lajmit të rremë, gjykoni veten”, shkruan Shilegov në profilin e tij në Facebook.

Dje edhe ministrja për Punë dhe Politik Sociale, Mila Carovska, theksoi se VMRO-DPMNE shpërndan lajme të rreme se në Vizbeg do të ndërtohet kampe për refugjatët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test