Moti gjatë javës

Shkupi

Moti gjatë javës

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 22:47
Ilustrim

 Mot me diell dhe i ngrohtë do të jetë gjatë javës së punës me temperatura deri 36 gradë, paraqitje të të reshurave të mëdha lokale dhe bubullima priten në rajonet malore.

Rënie të temperaturave për disa gradë priten për fundjavë, kur në disa vende do të ketë të reshura të mëdha dhe bubullima dhe erë mesatare deri të përforcuar veriore.

Nesër temperatura maksimale do të lëviz prej 26 deri 36 gradë, të mërkurën prej 26 deri 34, të enjten prej 28 deri 36, të premten prej 27 deri 36, të shtunën prej 25 deri 33 dhe të dielën prej 24 deri 32 gradë celsius.

Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 11 deri 19, të mërkurën prej nëntë deri 18, të enjten prej 11 deri 19, të premten prej 10 deri 19, të shtunën prej 11 deri 18 dhe të dilën prej 10 deri 17 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat