Shkup, 28 aksidente trafiku gjatë fundjavës, katër persona të lënduar - Bota Sot
Shkup, 28 aksidente trafiku gjatë fundjavës, katër persona të lënduar

Shkupi

E hënë, 16 korrik 2018

Shkup, 28 aksidente trafiku gjatë fundjavës, katër persona të lënduar

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar rëndë, në katër nga gjithsej 28 aksidente komunikaconi gjatë fundjavës së kaluar në Shkup. Në 12 aksidente komunikacioni janë lënduar 18 persona, ndërsa në 12 të tjerë është shkaktuar dëm materiale.

Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkelësve të rregullave.

180 shoferë kanë lëvizuar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër kanë kaluar në ngjyrën e kuqe të semaforit, dy nuk ju kanë dhënë përparësi këmbësorëve, një shofer është dënuar për pargim të parregullt, ndërsa 22 shoferë të motoçikletave nuk kanë përdorur mbrojtëse për kokë.

Ndërsa janë dënuar edhe tetë këmbësor të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor dhe dhe tre këmbësor të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test