Shkup, disa vendbanime nesër pa rrymë - Bota Sot
Shkup, disa vendbanime nesër pa rrymë

Shkupi

E martë, 20 nëntor 2018

Shkup, disa vendbanime nesër pa rrymë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 22:51
Ilustrim

Një pjesë e konsumatorëve nga bulevardi “Boris Trajkovski” nr. 1 dhe nga rrugët “Eseninova” dhe “Ballkanska” nesër, nga ora 7.30 deri në orën 9.30, do të mbesin pa energji elektrike.

Në periudhën prej orës 7.45 deri në orën 15.30 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët nga rruga nga fshati Petrovec ndaj fshatit Ognjanci, rruga “8” dhe rrethina në fshatin Petrovec, objektet e Eureka Plast, Fazania dhe Eurolend, konsumatorët e fshatrave Badar, Kozle, “Katlanovsko Blace” dhe Totinci, si dhe tuneli Katllanovë

Siç informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test