Shkup, taksistët bllokojnë udhëkryqin tek gjykatat

Shkupi

Shkup, taksistët bllokojnë udhëkryqin tek gjykatat

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 15:17
Taksistët bllokojnë udhëkryqin tek gjykatat

Një grup i taksistëve kanë bllokuar sot udhëkryqin tek gjykatat në Shkup, në shenjë proteste kundër Bashkisë së Shkupit, për shkak të siç thonë, transferimit të stacionit të vjetër të taksive tek hyrja e Çarshisë.

Taksistët thonë se stacionin e ri që ua ka ndërtuar Bashkia e Shkupit, është larg stacionit të vjetër dhe aty nuk kanë punë sepse nuk ka shumë kalimtarë.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se me rregullimin e hapësirës së parkingut të taksistëve në Bitpazar është rregulluar problemi shumëvjeçar që kanë taksistët në këtë pjesë të qytetit.

“Vendi ku taksistët janë parkuar deri më tani ka qënë vend i paligjshëm dhe aty deri më tani janë parkuar nën rrezikun e ndëshkimit. Apelojmë tek të gjithë taksistët që të shfrytëzojnë hapësirën e cila është rregulluar për këtë qellim, pasiqë ç’do hap që është marë në lidhje me aksionet në Bitpazar është hap për të cilin paraprakisht jemi konsultuar me njerëz të cilët jetojnë, punojnë ose shfrytëzojnë atë hapësirë dhe ndryshim ose lëshim në këtë drejtim nga ana e Bashkisë së Shkupit nuk do të ketë”, thonë nga Bashkia.

Taksistët thonë se do të protestojnë deri sa të gjejnë mirëkuptim nga Bashkia e Shkupit, për shkak se siç thonë ata, tek stacioni i ri nuk mund të sigurojnë as bukën e gojës, sepse nuk mund të fitojnë më shumë se 200 denar në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat