Aksident në Shkup, lëndohet foshnja pesë mujore

Shkupi

Aksident në Shkup, lëndohet foshnja pesë mujore

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 18:34
Ilustrim

Në rrugën “Koce Metallec” në orën 08:46 në Shkup ka ndodhur aksident komunikacioni mes automjetit “Citroen” me tabela të Shkupit e drejtuar nga M.T (38) dhe automjetit “Ford Fiesta”, gjithashtu me tabela të Shkupit e drejtuar nga E.N (36).

Në aksident me lëndime të rëndë trupore është foshnja pesë mujore e cila ka qenë në automjetin “Citroen”, ku është mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” në Shkup.

Është kryer hetimi i vendit të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat