Bashkia e Shkupit harxhon gjysmë milionë euro në vit për mirëmbajtjen e fontanave

Shkupi

Bashkia e Shkupit harxhon gjysmë milionë euro në vit për mirëmbajtjen e fontanave

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 15:27
Bashkia e Shkupit

Bashkia e Shkupit harxhon nga 25 deri 30 milionë denarë në vit ose rreth gjysmë milionë euro për mirëmbajtjen e fontanave në Qendër.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se nesër në seancën e Këshillit do ketë propozim që mirëmbajtjen e fontanave ta marr përsipër NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”, ndërsa mjetet nga buxheti i qytetit të shkojnë për projekte kapitale.

“Mirëmbajtja e fontanave nga viti 2013 e ka kryer Bashkia e Shkupit, për të cilën janë kyçur disa marrëveshje me ndërmarrjen “Beton”, me çka nga buxheti i qytetit janë ndarë nga 25 milionë deri 30 milionë denarë në vit. Mjetet të cilat janë shfrytëzuar deri më tani për këtë qëllim, në të ardhmen do të jenë të dedikuara për realizimin e projekteve kapitale”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Me vendimin e njëjtë, gjithashtu, Bashkia e Shkupit detyrohet t’i paguaj fakturat e shpenzimeve energjisë elektrike të fontanave, por nuk ka ndarë mjete të nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat