Në Shkup vozitësi me “Citroen Jumper” ka goditur këmbësorët në rrugën “Stkhollmska”

Shkupi

Në Shkup vozitësi me “Citroen Jumper” ka goditur këmbësorët në rrugën “Stkhollmska”

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 13:04
Ilustrim

“Këmbësorëve u është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, ku personi N.T është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 shtatori”, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB-ja.

“Në ora 10:35 në rrugën “stokhollmska” në Shkup, automjeti “Citoren Jumper” me tabela të Shkupit, e drejtuar nga 37-vjeçari nga Shkupi, ka goditur këmbësorët N.T (55) nga Shkupi dhe S.S (53) nga Republika e Serbisë. Pas aksidentit në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i ndihmës së shpejtë. Këmbësorëve u është dhënë ndihma mjekësore, ku personi N.T është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 shtatori” ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të rënda trupore”.

Nga MPB-ha thonë se është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat