Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Shkupi

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata. Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve nëpër rrugë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të dheut sidomos në akset: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat