Nesër pa rrymë disa rrugë në Shkup

Shkupi

Nesër pa rrymë disa rrugë në Shkup

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 17:37
Ilustrim

Nesër nga ora 08:30 deri në ora 10:30 pa rrymë elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Kapishtec”, “Pitu Guli”, dhe një pjesë e rrugës “Dimitar Pandillov” të Komunës qendër.

Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Bashkisë së Shkupit nga 08:30 deri në ora 11:30 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Rudi Çaevac”, prej 08:30 deri në ora 15:00, shfrytëzuesit: Tineks dhe Mak Petroll, në lagjen “Çojlia” dhe pjesë e shfrytëzuesve të fshatrave Gllumovë, Shishevë, Matkë e Epërme dhe Poshtme, Muzeu Matka, restorant Kanjon Matka dhe firmat “Adrius”, “Bisoul”, dhe “Via Komerc”, nga ora 09:00 deri në ora 12:00 shfrytëzuesit e rrugës “Budumpeshtanska”, nga numri 11 a deri tek numri 27 B dge rruga 10 në fshati Jurumleri.

Pa rrymë nesër nga ora 09:00 deri në ora 13:00 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Jank Mishiq” në lagjen “Draçevë” dhe nga ora 12:00 deri në ora 13:00 shfrytëzuesit e bulevardit “8 shtatori” numrat 21, dhe 23 dhe një pjesë e “Momin Potokut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat