Dy zjarre dje në Shkup, nuk ka të lënduar

Shkupi

Dy zjarre dje në Shkup, nuk ka të lënduar

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 10:15
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit ka intervenuar në dy zjarre, të cilët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar.

Siç njoftojnë nga Brigada e Zjarrfikësve, njëri zjarr ka shpërthyer në Lisiçe të Poshtme në rrugën “12”. Është djegur një objekt ndihmës ndërsa dëmi material vlerësohet të jetë 120 mijë denarë. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë pesë zjarrfikës me dy makina.

Ndërsa zjarri i dytë ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski” në Çair, ku është djegur gjithashtu objekt ndihmës. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar 12 zjarrfikës me katër makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat