Klinika e fëmijëve në Shkup ka nevojë për mjek dhe infermiere

Shkupi

Klinika e fëmijëve në Shkup ka nevojë për mjek dhe infermiere

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Në Klinikën Universitare për sëmundjet pediatrike janë punësuar 40 infermiere, me çka pjesërisht tejkalohet problemi, por ka nevojë të punësohen edhe më shumë për shkak të specifikave të moshës së fëmijëve dhe nevojës për më shumë staf mjekësor për të mbështetur fëmijët dhe prindërit. Ekziston nevoja për mjekë, tha drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor, Katarina Stavriq.

“Janë punësuar specialistë mjek dhe specialistë, disa prej të cilëve janë planifikuar për departamentin Hemato-onkologjisë, si dhe kërkesë të reja për punësimin e infermiereve”, shtoi Stavriq duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së Qendrës Ditore për mbështetje psikosociale për fëmijët me sëmundje malinje në Klinikën e Fëmijëve

Ministri për Shëndetësi Venko Filipçe tha se si deri më tani në marrëveshje me drejtorët e klinikave i vlerësojmë nevojat e mjekëve dhe infermiereve në Shkup, por edhe në të gjithë shtëpitë e shëndetit në vend.

“Gjatë periudhës së kaluar është punësuar një numër i madh i personelit mjekësor, hapi tjetër është njoftimi i specializimeve shtetërore dhe vetëm në shtator kur të përfundojnë të gjitha procedurat administrative dhe pastaj konfirmimi i numrit të specialistëve që nevojiten në të gjitha institucionet shëndetësore publike”, tha Filipçe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat