Shkup, 11 aksidente gjatë ditës së djeshme, gjashtë persona të lënduar

Shkupi

Shkup, 11 aksidente gjatë ditës së djeshme, gjashtë persona të lënduar

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 11:44
Ilustrim

Në rajonin e SPB Shkup gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente. Në gjashtë aksidentet janë lënduar më lehtë gjashtë persona, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Gjashtëdhjetë e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe pesë shoferë me motorë dhe motoçikleta nuk kanë përdorë kasketa mbrojtëse.

Nga trafiku, gjithsej janë përjashtuar 23 shoferë edhe atë shtatë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 13 kanë qenë pa patentë shoferi dhe tre shoferë fillestarë. Janë shkyçur edhe shtatë automjete të paregjistruara. Janë hasur 32 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 41 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat