Merr detyrën shefi i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup - Bota Sot
Merr detyrën shefi i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup

Shkupi

E martë, 16 tetor 2018

Merr detyrën shefi i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:26
Ambasadori Clemens Koja nga Austria

Ambasadori Clemens Koja nga Austria, merr sot detyrën si shef i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup. Ai vjen si pasardhës i Nina Suomalainen, e cila në prill të këtij viti e përfundoi mandatin e saj si shefe e këtij misioni.

“Kam kënaqësinë të marr këtë post të rëndësishëm në mes të një procesi të vazhdueshëm të reformave në vend lidhur me fusha të rëndësishme, përfshi sundimin e ligjit, mediat, administratën publike dhe policinë”, deklaroi Koja.

Ai shtoi se me padurim pret të punojë me përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile, si dhe me të gjitha palët tjera për ta përforcuar akoma më shumë bashkëpunimin e mirëfilltë me Misionin.

Koja ka më tepër se 29 vite eksperiencë profesionale në shërbimin e Jashtëm. Më parë, ai shërbeu si Përfaqësuesi i Përhershëm i Austrisë në OSBE në Vjenë, si Ambasador i Austrisë në Beograd dhe Lubjanë, si zëvendës-shef i Ambasadës së Austrisë në Madrid dhe si Drejtor i Departamentit për Evropën Jugore pranë Ministrisë së Jashtme të Austrisë. Ka studiuar drejtësinë në Universitetet e Salzburgut dhe Vjenës dhe posedon diplomë master në teologjinë katolike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test