Evakuohen banorët e kompleksit banesor “Shkupjanja”

Shkupi

Evakuohen banorët e kompleksit banesor “Shkupjanja”

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:29
Kompleksi banesor “Shkupjanja”

Për shkak të erës së ashpër, e cila rëndon frymëmarrjen, janë evakuuar banorët e kompleksit banesor “Shkupjanja”, në komunën e Aerodromit.

Komandati i Brigadës zjarrfikëse territoriale të Bashkisë së Shkupit, Zvonko Tomeski për AIM deklaroi se nuka të lënduar. Vazhdon intervenimi dhe janë njoftuar edhe shërbimet tjera.

Sipas informacioneve fillestare, është raportuar se dikush kishte hedhur materie të panjohur në njërën prej hyrjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin po kryen kontroll, ndërsa në terren ka automjete zjarrfikëse dhe të ambulancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat