Shkup, tridhjetë persona të lënduar lehtë nga aksidentet në komunikacion

Shkupi

Shkup, tridhjetë persona të lënduar lehtë nga aksidentet në komunikacion

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:22
Ilustrim

Tridhjetë persona kanë marr lëndime të lehta trupore në tetë nga 15 gjithsej aksidente rrugore çka kanë ndodhur ditën e djeshme në rrethinën e Shkupit.

Në 24 orët e kaluara me shpejtësi më të madhe se sa nga e lejuara janë sanksionuar 45 vozitës, dy kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 12 kanë vozitur pa pasur patentë shoferi dhe tre kanë qenë fillestar.

Janë sanksionuar gjithashtu dhe gjashtë vozitës të cilët kanë kaluar në semaforin me ngjyrë të kuqe, ndërsa dy nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve.

Nga komunikacioni janë ç’kyçur 13 automjete të paregjistruara dhe një me probleme teknike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat