Prokuroria dha urdhër për autopsi për dy personat e vdekur në Shkup

Shkupi

Prokuroria dha urdhër për autopsi për dy personat e vdekur në Shkup

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 11:41
Shkup

Sipas udhëzimeve të Prokurori Publik nga Prokuroria Publike Shkup, ekipi i SPB Shkup, krim-teknika dhe departamenti për delikte të gjakosura pranë MPB-së kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes në rrugën “Ruzvelltova” në Shkup ku mbrëmë pas mesnate dy persona humbën jetën në një përleshje me armë, përderisa njëri është i lënduar rëndë.

Tre personat kanë vozitur automjet “Seat Altea” kur ndaj tyrë janë shkrepur një breshëri plumbash nga automjeti në lëvizje, i cili menjëherë e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Vozitësi i automobilit, 44-veçari N.A, si dhe bashkudhëtari i tii 49-vjeçari A.P ndërruan jetë në spital, derisa 19-vjeçari F.E edhe më tej gjendet në gjendje kritike.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e dy personave të vdekur u dorëzuan për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Kriminalistikës dhe Deontologjisë mjekësore. Automjet “Seat Altea” është dhënë për hetime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat