Dhjetë aksidente në Shkup, tre persona të lënduar

Shkupi

Dhjetë aksidente në Shkup, tre persona të lënduar

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Dhjetë aksidente komunikacioni kanë ndodhur dje në Shkup. Në këto aksidente tre persona janë lënduar, ndërsa në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve në komunikacion. 55 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, si dhe shkelje tjera.

Gjithashtu janë sanksionuar edhe 31 këmbësor, të cilët nuk e kanë kaluar rrugën në vendkalim për këmbësor dhe katër këmbësor kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Zyrtarët policorë kanë dënuar edhe 87 makina të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat