Shkup: Promovohet studimi për rregullativën për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni

Shkupi

Shkup: Promovohet studimi për rregullativën për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:42
Foto

Në hotelin “Holidej In” në Shkup sot do të promovohet studimi “Vlerësim i ndikimit të rregullativës (VNR) për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni”.

Është paralajmëruar se në promovim do të marrë pjesë edhe kryetarii i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Studimi është përpunuar në kuadër të projektit “Vlerësim i ndikimit të rregullativës (VNR) për përdorimin e gjuhëve”, si pjesë e skemës për nëngrantim të projektit “VNR në hije: promovim i krijimit të politikave të bazuara në dëshmi”, i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa në implementim të Institutit për demokraci, “Societes Civilies” – Shkup (IDSCS) dhe Qendra për analiza ekonomike (CEA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat