Plogging ,eveniment për vrapim dhe grumbullimin e mbeturinave do të mbahet sot buzë Lumit Vardar.
Plogging paraqet kombinim prej vrapimit dhe grumbullimit të mbeturinave. Për herë të parë kjo mënyrë vetëdijesimi u paraqit në Suedi, ndërsa sot është përhapur në shumë vende për shkak të brengosjes së rritur për ndotjen e natyrës me mbeturina plastike.
Skopje Meriot hotel në bashkëpunim me ambasadën e Suedisë e organizon ngjarjen e cila ka filluar në orën 11 në Skelën rreth lumit Vardar, me pikënisje në sheshin e Qytetit.Në ngjarje do të marrin pjesë të punësuarit e hotelit, por edhe opinioni i gjerë, gjegjësisht të gjithë ata të cilët kujdesen për shëndetin e tyre dhe për natyrën do të mund të vrapojnë apo të ecin më këmbë dhe të grumbullojnë mbeturina, duke kontribuar për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Ideja është që në të ardhmen kjo formë e vetëdijesimit të bëhet tradicionale dhe të organizohet një herë në muaj, në lokacione të ndryshme.