KQZ: Pse u ndryshuan vendbanimet/ Kërkohen shpjegime për ndryshimet 6 muaj para zgjedhjeve

Shqipëria

KQZ: Pse u ndryshuan vendbanimet/ Kërkohen shpjegime për ndryshimet 6 muaj para zgjedhjeve

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:30
Foto

Anëtarët e Komisionit Rregullator të zgjedhur nga opozita joparlamentare kërkuan transparencë për lëvizjet e vendbanimit të votuesve, pak muaj para zgjedhjeve.

Për akuzat  e bëra publike nga partitë opozitare u kërkua ballafaqim me titullarët e Drejtorisë së Gjendjes Civile.

“Njësia administrative ku familje të ndryshme janë regjistruar, figuron një në Tiranë ndërkohë anëtarë të tjerë të familjeve rezultojnë në qarqe apo bashki të ndryshme. A kemi të bëjmë këtu me një transformim të vullnetit të banuesit ose një ndërhyrje në vullnetin e gjithë secilit për të zgjedhur vendbanimin?”- u shpreh Dritan Çakaj, anëtar i Komisionit Rregullator.

“Unë mbajta shënime dhe në cilësinë e përfaqësuesit të KQZ-së, në marrëdhënie më të tretë do t‘i kërkojë një informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile mbi kriteret që janë bërë lëvizjet e shtatasve”, tha Ilirjan Celibashi, kryekomisioneri Shtetëtor i Zgjedhjeve.

Për  lëvizjet e shtetasve pak muaj para zgjedhjeve, opozita joparlamentare  ka kallëzuar në SPAK, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtorin e Gjendjes Civile, Bledar Doracaj pasi i akuzon se po manipulojnë listën e votuesve për zgjedhjet e 25 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat