E hëna nis me shira të dendur, moti do të përkeqësohet në disa vende

Shqipëria

E hëna nis me shira të dendur, moti do të përkeqësohet në disa vende

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:58
Ilustrim

E hëna pritet të nisë me shira dhe java do të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Reshjet do të jenë të dendura gjatë natës kryesisht në trekëndëshin Vlorë-Gjirokastër-Fier ku sasia pritet të jetë 10, madje deri në 20 milimetra shi në orë në zona të caktuara.

Ndërkohë, në orët e mëngjesit të datës 7, parashikohen reshje shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Ditën e sotme, si pasojë e motit keq, është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë. Autoriteti portual ka njoftuar se duke u bazuar në parashikimet për kushtet e motit në 24 orët e ardhshme është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat