Aksident në hyrje të Korçës, mjeti ngjitet në trotuar, i bie goma

Shqipëria

Aksident në hyrje të Korçës, mjeti ngjitet në trotuar, i bie goma

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:51
Pamje nga aksidenti

Një tjetër aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në Korçë, kësaj here në lagjen e quajtur SMT në hyrje të qytetit.

Një automjet i tipit “BMW” ka përfunduar në korsinë tjetër.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat