Silva Bino humb nënën dhe bën dedikim prekës: Shpirti jot do të jetë përherë me ne

Shqipëria

Silva Bino humb nënën dhe bën dedikim prekës: Shpirti jot do të jetë përherë me ne

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:47
Silva Bino

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino ka humbur një person të dashur.

Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo lajmëron ndarjen nga jeta të nënës së saj Erifili, të cilës i ka dedikuar disa rreshta.

“E bukura e mencura time, qëndrestarja që gjente zgjidhje për cdo gjë. Shpirti jot do të jetë përherë me ne”, shkruan Silva Bino në postimin e saj.

Të shumta kanë qenë komente ngushëlluese në drejtim të saj për këtë humbje të madhe. Nuk dihet nëse nëna e Binos ka ndërruar jetë nga Covid apo ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese. Kujtojmë se pak kohë më parë vetë Bino u infektua me Covid, mirëpo arriti ta kalonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat