Aksident në autostradën Lezhë-Laç, plagosen 2 persona kanë mbetur të bllokuar në automjet

Shqipëria

Aksident në autostradën Lezhë-Laç, plagosen 2 persona kanë mbetur të bllokuar në automjet

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme (8 dhjetor) në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së Fushë-Milotit.

Si pasojë e përplasjes së makinave u plagosën 2 persona.

Ata kanë mbetur të bllokuar në automjet teksa policia dhe zjarrëfikësja po punojnë për nxjerrjen e tyre.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat