Premtimet bëhen “baltë” në Elbasan, banorët me leckë me vete sa herë kalojnë rrugën

Shqipëria

Premtimet bëhen “baltë” në Elbasan, banorët me leckë me vete sa herë kalojnë rrugën

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Elbasan

Elbasani është një prej atyre bashkive ku premtimet elektorale të kryebashkiakëve dhe deputetëve janë bërë baltë. Banorët e lagjes “Skënderbej”, që vuajnë mungesën e infrastrukturës, thonë hallet

Rrugët e degraduara që në ditët me shi mbulohet nga uji e balta janë shqetësimi kryesor në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Banorët atje thonë se kryebashkiaku dhe deputetët ua kanë dëgjuar hallin vetëm për fushatë, por asgjë s’ka ndryshuar.

“Do marrim një leckë në çantë, do të pastrojmë këpucët dhe pastaj do të dalim në xhade se na vjen turp të ikim me baltë.”

Ky është rituali i banorëve të  rrugës “Ahmet Doraci” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan në ditët me kohë të mirë.

Kur nisin reshjet thonë se kanë nevojë për çizme.

“Nuk ka rënë shi akoma se duhet të kalosh me çizme, bëhet liqen.”

Për të hyrë e dalë nga shtëpitë u duhet të ecin mbi ujë e baltë.

“Shqetësim është uji dhe balta në rrugë.”

Gjendja e rrugëve të brendshme të lagjes, për banorët janë dëshmi e premtimeve të pambajtura nga kryebashkiaku e deputetët në qeveri që u kanë marrë votën.

“Këtu pyesin vetëm kur janë votimet, si jeni dhe çfarë nevojash keni. Paçka se populli u tregon, nuk ka vënë dorë njeri.”

Vec çakullit elektoral, zona thonë se nuk ka njohur kurrë ndërhyrje të mirëfillta.

“Kanë hedh ca makina zhavorr dhe aq.”

Kryebashkiakut Gledian Llatja i kërkojnë që taksat që paguajnë tua kthejë me investime komunitetit.

“Vetëm një ndihmë deshëm nga Bashkia, na e shtroni këtë rrugë që kur të ecim të dalim si njerëz.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat