Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Dita e mërkurë  parashikohet me mot kryesisht të vranët.

Reshje shiu të herëpasherëshme në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në jugperëndim me intensitet deri të lartë, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në veri-verilindje në lartësine mbi 600metra reshje bore, në juglindje në lartësine mbi 900 metra.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës e forte pergjate vijes bregdetare dhe zonat luginore me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi  i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 5°C deri në 9°C

vendet e ulëta 8°C deri në  15°C

vendet bregdetare 9°C deri në 14°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat