Protesta zhvendoset përgjatë Bulevardit, sulmohet makina e policisë

Shqipëria

Protesta zhvendoset përgjatë Bulevardit, sulmohet makina e policisë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:44
Foto

Protestuesit, të cilët ndodhen tashmë përgjatë bulevardit “Dëshmorit e Kombit” për shkak të sprajit të hedhur nga policia, kanë sulmuar një makinë të këtyre të fundit.

Për një farë kohe, automjeti që shihni në foto është bllokuar dhe në drejtim të tij protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe gurë. Më tej, policia arriti që t’i largonte makinat nga vendi ku ishin parkuar.

Më herët, protestuesit ishin të përqendruar tek Kryeministria, derën e së cilës u munduan që ta shembnin. Megjithatë, policia hodhi spraj dhe turma filloi që të largohej. Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat