Protestuesit thyejnë xhamat te selia e PS-së

Shqipëria

Protestuesit thyejnë xhamat te selia e PS-së

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:44
Foto Ilustrim

“Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla publikoi foto nga selia e Partisë Socialiste, ku duken xhamat e thyera nga protestuesit.

“Lulëzim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e bën dot, s’ke faj!

Sepse je ti pjesë e organizimit të dhunës bashke me Monikën e me Ilirin, teksa dërguat FRPD tënde dhe ca nga ata të tiganit të Jalës të godisnin me gurë selinë e Partisë Socialiste”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat