Bushati përfshihet në akuza me Bolinon: Ti merr deklaratat e Berishës kundër meje

Shqipëria

Bushati përfshihet në akuza me Bolinon: Ti merr deklaratat e Berishës kundër meje

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Andi Bushati dhe Carlo Bolino

Gazetari Andi Bushati është përfshirë në akuza me botuesin Carlo Bolino teksa komentonin protestat e zhvilluara dy netët e fundit pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Bushati e akuzoi Bolinon në studion e “Open” për përfiton para duke shitur profesionin.

Pjesë nga debati

Bolino: Ti nuk e di çfarë është gazetaria, ke lindur analist.

Bushati: Nuk e shes profesionin si ti për të fituar.

Bolino: Unë nuk e vendos inteligjencën në sirtar dhe nxjerr një flamur partie. Ti merr deklaratat e Berishës kundër meje.

Bushati: Të bësh alibi me vrasësin. Nuk kam marrë toka si ti.

Bolino: Të uroj suksese me portalin tënd. Shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat