Kryqi i Kuq ndihmon familjen Rizvani në fshatin Rrushkull

Shqipëria

Kryqi i Kuq ndihmon familjen Rizvani në fshatin Rrushkull

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:34
Kryqi i Kuq ndihmon familjen Rizvani

Pas kronikës të transmetuar në Ora News për familjen Rizvani, është sensibilizuar Kryqi i Kuq duke kontribuar me dyshekë, batanije, artikuj ushqimorë, detergjentë etj.

Teksa hapnin pakot me ushqime emocionet për 2 vajzat e shtëpisë ishin të mëdha.

“Ua shpërbleftë Zoti të gjithëve, paçi vetëm të mira.”

Falenderimi po ashtu.

“Falenderojmë Ora News, ju dhëntë Zoti gjithë të mirat.”

“Në jetën timë nuk kisha parë kaq shumë gjëra.”

Kryqi i Kuq së bashku me kryetarin e fshatit premtuan se do na ndiqnin edhe më tej këtë familje.

“Kemi ardhur të shikojmë gjendjen, në vijim do ta ndjekim rastin.”

Fati i keq e ka përndjekur edhe më herët këtë familje e cila jeton në fshatin Rrushkull të Durrësit .

1 vit me pare kryefaniljari vendosi ti japë fund jetës. Dhimbja që la pas shihet ende në sytë e dy vajzave, ndërsa përpjekjet per te luftuar varfërine kane qene te shumta por nuk ja kanë dal dot, ndaj apeli i tyre vijon të jetë për ndihmë.

Ora News prej vitesh tashmë është pranë çdo familje që është në kushte të vështira ekonomike, duke trajtuar historitë e tyre e duke përcjellë thirrjen e tyre për ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat