Barnat falas për pacientët me Covid19, mjeku i familjes shpjegon procedurat që ndiqen për të përfituar

Shqipëria

Barnat falas për pacientët me Covid19, mjeku i familjes shpjegon procedurat që ndiqen për të përfituar

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Foto Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video shpjeguese se si qytetarët e prekur nga COVID19 mund të përfitojnë barnat falas sipas skemave të trajtimit të përcaktuara nga mjeku i familjes.

Në videon e publikuar Dr. Bujar Mema, mjek familje në Qendrën Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, shpjegon hapat për përfitimin e barnave falas të pacientëve me COVID19.

“Ne sapo biseduam me një paciente që kishte disa ditë me shenja që dyshohej për covid. E kishim referuar për të bërë dhe tamponin dhe na erdhi përgjigjia që personi, pacienti është me tampon pozitiv. Gjejmë pacientin në rregjistrin e banorëve. I japim statusin person me covid. Përcaktojmë stadin e të sëmurit dhe skemën e mjekimit që do të ndjekim me këtë të sëmurë”, shpjegon dr. Mema.

Pasi regjistrohet pacienti, gjenerohet  receta elektronike.

“Duke u nisur dhe nga kartela mjekësore e të sëmurit në lidhje me sëmundshmërit e mëparshme, në lidhje edhe me moshën, në lidhje edhe me klinikën, gjykojmë për dhënien e mjekimit përkatës, duke përfshirë në skemë edhe vitaminat, edhe antibiotikun, edhe qetësues për temperaturën. Dhe pasi plotësojmë komplet recetën e të sëmurës, klikojmë dhe nxjerrim kodin e recetës së kësaj pacienteje. Pastaj duke komunikuar me pacienten i’a nisim kodin me telefon, me mesazh, ose nëse ska mundësi apo aftësi për ta kryer këtë veprim, nëpërmjet të afërmve të personit, ose nëpërmjet farmacive që ka më afër mund t’i nisim kodin e recetës dhe ilaçet më pas përfundojnë në shtëpinë e të sëmurës”, shpjegon dr. Mema.

Me vendimin e qeverisë mbulohen 100% dy skema mjekimi për pacientët e diagnostikuar me COVID19, për stadin e lehtë dhe të mesëm të sëmundjes. 1.2 miliarde lekë është financimi i vënë në dispozicion për trajtimin ambulator të qytetareve të diagnostikuar me COVID19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat