Theri 7-vjeçaren në park, shqiptarja kishte kërcënuar dhe një fëmijë tjetër

Shqipëria

Theri 7-vjeçaren në park, shqiptarja kishte kërcënuar dhe një fëmijë tjetër

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Eltiona Skana

Detaje të reja janë zbuluar për historinë e shqiptares Eltiona Skana, e cila është dënuar për vrasjes e një 7-vjeçarjes.

Gjatë hetimit nga institucionet shëndetësore, është zbuluar se  Skana vuante nga probleme te theksuara mendore dhe ishte me skizofreni.

Ndërkohë mediat në Britani kanë publikuar dhe disa dokumente që tregojnë se autoritetet e dinin që ajo kishte probleme por nuk kishin marrë asnjë veprim për ta ndaluar, duke e shtruar në një spital psikiatrik.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë, ka bërë me dije se personeli mjekësor e dinte që Skana kishte kërcënuar më parë një vajzë 13-vjeçare teksa ishte e armatosur me thikë, por ky veprim nuk ishte marrë parasysh.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak muaj para se Skana të vriste 7-vjeçaren dhe lidhur me këtë fakt tashmë do të ketë një hetim të ri.

Për këtë hetim ka reaguar dhe babai i 7-vjeçares së vrarë duke thënë se këto veprimet duhet të ishin bërë me herët. Skana tashmë ndodhet e mbyllur në psikiatri dhe aty mund të kalojë të gjitha vitet e mbetura të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat