Sekuestrohet arsenal armësh në Krujë

Shqipëria

Sekuestrohet arsenal armësh në Krujë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Krujë

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa lejë në Krujë.

Në njoftim për mediat, policia bën me dije se kanë sekuestruar 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata, 2 ndezësa, armë e ftohtë si dhe municion luftarak.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Krujë”, njofton policia.

Tashmë 37-vjeçari për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat