‘Kurora e Sarandës’ e harruar, ankohen banorët: Bashkia nuk është interesuar për ne

Shqipëria

‘Kurora e Sarandës’ e harruar, ankohen banorët: Bashkia nuk është interesuar për ne

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:50
‘Kurora e Sarandës’

Kurora e Sarandës ka mbetur e harruar nga Bashkia, ndërsa investimet kanë munguar totalisht. Banorët ankohen se në lagjen e tyre ka shumë probleme që nuk u është dhënë zgjidhje kurrë.

Banori: Problemi kryesor është rruga, uji dhe kontenierët

Banorja: Ka 25 vjet që i paguaj të gjitha taksat, pse të mos bëjnë punë këtu.

Uji i pijshëm mbetet problem që sipas tyre duhet të marrë një zgjidhje të menjëhershme.

Banori: Unë e marr nga furra e bukës me tri pompa, vete 50-60 mijë lekë

Edhe në rrugët e lagjes nuk është vënë dorë.

Banori: Rrugët siç i sheh vetë. Nuk ka vënë njëri dorë këtu për një rrugë.

Nga Bashkia thonë se nuk kanë patur kurrë vëmendje.

Banori: Bashkia vjen për zgjedhjet, i ngremë problemet por asgjë nuk bëhet.

Lagjet periferike të bashkisë së drejtuar nga Adrian Gurma vuajnë mungesën e shërbimeve për të cilat paguajnë taksa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat