Ja si do të jetë moti për të hënën dhe ditët në vazhdim

Shqipëria

Ja si do të jetë moti për të hënën dhe ditët në vazhdim

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim përpara!

Java që lamë pas u karakterizua kryesisht nga moti i vranët dhe reshjet e shiut ndërsa sa i përket javës që presim përpara nuk do të jetë më nevoja të mbajmë çadrat me vete, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë duke nisur nga dita e Hënë e deri ditën e Premte moti do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Ajo që vlen për tu theksuar për këtë javë janë temperaturat e ulëta dhe të ftohta të mëngjesit të cilat në relievet malore do të jenë kryesisht në vlera negative.

Sa i përket erës, ajo do të jetë intensive dhe e fortë vetëm ditën e hënë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi e cila do të arrijë deri në 20-25m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Më pas duke nisur nga dita e Martë e deri në fund të javës era do të fryjë e qetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat