Arrestohet 31-vjeçari në Berat, goditi me dhunë dhe tentoi t’i vidhte makinën një qytetari

Shqipëria

Arrestohet 31-vjeçari në Berat, goditi me dhunë dhe tentoi t’i vidhte makinën një qytetari

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Arrestohet 31-vjeçari në fshatin Drenovicë në Berat, pasi goditi me mjete të forta një qytetar dhe tentoi t’i vidhte makinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Berat

Tentoi t’i vidhte me dhunë automjetin një shtetasi, bie në pranga 31-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Drenovicë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. Ç., 36 vjeç dhe ka tentuar t’i vjedhë me dhunë automjetin e tij. Menjëherë, pronari i mjetit ka lajmëruar shërbimet e Policisë dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi i autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat